KnaufKnauf

  • Produkte
    • Zgjedhja juaj
    • Gjej produktin
    • Gjej sistemin
    • Sisteme të reja
    • Ndertimi i thatë
      • Pllakat Knauf
      • Profile
      • Stuko
      • Materiale Montimi & Fiksimi
      • Dritare kontrolli
    • Suva dhe Fasada
      • Knauf Suvatë
      • Knauf Fasada
      • MineralAktiv
    • Knauf Dysheme
    • Knauf AQUAPANEL
    • Knauf FireWin
  • Kompetenca teknike
    • Zgjedhja juaj
    • Mbrojtja nga zjarri
      • Mbrojtja e thatë nga zjarri
      • Mbrojtja nga zjarri me suvatë me bazë gipsi
      • Mbrojtja nga zjarri në dysheme
      • Mbrotja nga zjarri tek fasadat termike
    • Kursim energjie
    • Mbrojtja nga zhurmat në dysheme
    • Mbrojtja nga zhurmat
    • Zëizolimi
    • Tavane / Akustika
    • Design
    • Siguria
    • Cubo – Dhoma brenda dhomës
  • Referenca
    • Zgjedhja juaj
  • Download & Shërbime
    • Zgjedhja juaj
    • Broshura
    • Certifikata
    • Katalog
    • Revista
    • Skeda Teknike
  • Ne në Knauf
    • Zgjedhja juaj
    • Rreth nesh
    • Historia jonë
    • 4 Vlerat Knauf
    • Kontakt
    • Kontakt – Ju pyesni, ne përgjigjemi
    • News & PR
    Home Mbrojtja nga zjarri Mbrojtja nga zjarri me suvatë me bazë gipsi
Menu

A keni ndonjë pyetje?

Knauf

Rr. Radovan Zogovic, Nr.117 10000 Prishtine

Tel: +381 38 733 320
Fax: +381 (0) 38 543 850

E-Mail: info@knauf-ks.com
Weiter

Mbrojtja nga zjarri me suvatë me bazë gipsi

  • Gips
  • Mbi Beton
  • Mbi mur tulle
  • Mbi çelik
Mbrotje nga zjarri me suva gipsi
Mbrotje nga zjarri me suva gipsi

Për shkak të zjarreve, dëmet në ndërtesa janë gjithnjë e më të mëdha. Për të mënjanuar dhe zvogëluar dëmet duhet të plotësohen më parë kërkesat e qëndrueshmërisë strukturale të ndërtesës. Për këtë arsye përdorimi i materialeve jo të djegshme ka shumë rëndësi. Suvaja me bazë gipsi sipas DIN 1168/ DIN EN 13279-1 përfshihet në listën e materialeve ndërtimore jo të djegshme.

Gipsi është një material ndërtimi prej minerali dhe jo i djegshëm, i klasifikuar në klasën e materialeve të ndërtimit A1 sipas DIN 4120. Përveç kësaj, ndërtimi i suvasë së gipsit ka një rëndësi të veçantë. Në brendësi të kristalit të gipsit ka dy molekula ujë, të cilat për një trashësi 10 mm suva gipsi përbëjnë rreth 2 litra ujë për m². Gjatë zjarrit ky ujë çlirohet dhe gjatë zhvillimit të nxehtësisë, avulli i ujit krijon një vello avulli ftohëse, bllokuese e zjarrit, e cila thith energjinë e nxehtësisë dhe kujdeset që temperatura në zonën e prekur të mos i kaloj 100°C. Gipsi vepron në mënyrë aktive në zvogëlimin e përhapjes së zjarrit.

Gipsi është provuar si një material ndërtimi me mbrotje nga zjarri dhe gjen përdorimin e saj rregullisht në përmirësimin e qëndrueshmërisë nga zjarri të elementëve ndërtimore.

Veshja e strukturave të betonit me një shtresë suvaje gipsi, është forma më e lehtë e mbrotjes nga zjarri. Detyra kryesore e shtresës së gipsit në këtë rast, është nga njëra anë të mënjanojë rritjen e shpejtë të temperaturës së konstruksionit dhe nga ana tjetër të rrisë dimensionin e seksionit, veçanërisht të kollonave dhe trarëve.

Suva gipsi mbi beton pa fasho
Suva gipsi mbi beton pa fasho

Në rast se suvaja e gipsit vendoset pa fasho duhet që më parë të garantohet aftësia ngjitëse e suvasë nëpërmjet përdorimit të solucioneve paratrajtues apo të ndonjë trajtimi ekstra. Kjo sigurohet në rast se sipërfaqja që do të suvatohet :

a) plotëson kërkesat sipas DIN V 18550
b) është sprucuar me një suva me bazë çimento në të gjithë sipërfaqen me një trashësi prej 5 mm dhe
c) kur sipërfaqja që do të suvatohet është e përbërë nga materialet e mëposhtme:

  • Beton sipas DIN 1045 i derdhur në forma të zakonshme psh. forma druri, çeliku ose plastike.
  • Beton sipas DIN 1045 në kombinimm me struktura të tjera të ndërmjetme sipas DIN 4159 dhe DIN 278.
  • Beton i lehtësuar psh. Bimsbeton

Porobeton.

Suva gipsi me fashore jo të djegshme
Suva gipsi me fashore jo të djegshme

Suvaja e gipsit mbi mbajtëse suvaje jo të djegshme mund të përdoren në rast se plotësohen kushtet e mëposhtme:

a) Mbajtësi i suvasë duhet të jetë i fiksuar mjaftueshëm në strukturën e ndërtimit p.sh. nëpërmjet vidhosjes – gjithashtu edhe me ndihmën e shinave prej llamarine të vedosura në distancë nga njëra tjetra.
b) Largësia ndërmjet mbajtësve të suvasë duhet të jetë ≤ 500 mm.
c) Fashoret duhet të mbivendosen 10 cm mbi njera tjetrën në bashkim; profilet e veçanta të fashoreve të lidhen me tel.
d) Suvaja duhet të përshkojë fashot në trashësi ≥ 10 mm.

Mure tulle, kollona dhe  tra
Mure tulle, kollona dhe tra

Për të përmirësuar klasën e qëndrueshmërisë nga zjarri, muri duhet të suvatohet nga të dyja anët. Si suva për të përmirësuar klasën e qëndrueshmërisë nga zjarri mund të përdoren suvatë e gipsit që i takojnë klasës së llaçrave PIV sipas DIN V 18550. Kushti kryesor për të siguruar ndikimin e mbrojtjes nga zjarri të suvasë është aftësia e mjaftueshme ngjitëse e suvasë mbi sipërfaqen e suvatuar. Kjo arrihet në rast se kërkesat e sipërfaqes së suvatuar plotëson kërkesat sipas DIN V 18550.

Në varësi të trashësisë dhe llojit të materialit ndërtimor të murit, kollonës apo trarit mund të përcaktohen klasa e nevojshme e qëndrueshmërisë nga zjarri.

Mure mbajtëse dhe jo mbajtëse
Mure mbajtëse dhe jo mbajtëse

Këto mure i takojnë një klasë qëndrueshmërie nga zjarri deri F 30-B DIN 4102-4, paragrafi 4.11. Për të arritur këtë klasë qëndrueshmërie nga zjarri, muri duhet të jetë i suvatuar me një suva gipsi i grupit të llaçrave P IV sipas DIN V 18550, në një trashësi ≥ 15 mm.

Suva gipsi mbi kollona dhe tra çeliku
Suva gipsi mbi kollona dhe tra çeliku

Suvatë e gipsit mund të vendosen mbi fasho jo të djegshme ose në rast se është e lejuar edhe direkt mbi çelik për të arritur një klasë më të lartë të qëndrueshmërisë nga zjarri. Më parë kërkohet një trajtim i sipërfaqes prej çeliku me solucion për mbrotjen nga korrozioni.   Veshja me suva e kollonave prej çeliku me fasho metalike ose rrjetë metali kërkon përdorimin e distancuesve ose të ngjashme, për të siguruar që suvaja të përshkruajë fashon të paktën 10 mm. Fashot e suvasë suhet të fiksohen mjaftueshëm në kollona dhe në tra.

Produkte dhe sisteme

  • Knauf AQUAPANEL
  • Knauf FireWin
  • Knauf Dysheme
  • Sisteme të reja
  • Ndertimi i thatë
  • Suva dhe Fasada

Referenca

Download & Shërbime

  • Broshura
  • Certifikata
  • Katalog
  • Revista
  • Skeda Teknike

Rreth nesh

  • Rreth nesh
  • Historia jonë
  • 4 Vlerat Knauf

© 2016 Knauf Gips KG | Credits