KnaufKnauf

  • Produkte
    • Zgjedhja juaj
    • Gjej produktin
    • Gjej sistemin
    • Sisteme të reja
    • Ndertimi i thatë
      • Pllakat Knauf
      • Profile
      • Stuko
      • Materiale Montimi & Fiksimi
      • Dritare kontrolli
    • Suva dhe Fasada
      • Knauf Suvatë
      • Knauf Fasada
      • MineralAktiv
    • Knauf Dysheme
    • Knauf AQUAPANEL
    • Knauf FireWin
  • Kompetenca teknike
    • Zgjedhja juaj
    • Mbrojtja nga zjarri
      • Mbrojtja e thatë nga zjarri
      • Mbrojtja nga zjarri me suvatë me bazë gipsi
      • Mbrojtja nga zjarri në dysheme
      • Mbrotja nga zjarri tek fasadat termike
    • Kursim energjie
    • Mbrojtja nga zhurmat në dysheme
    • Mbrojtja nga zhurmat
    • Zëizolimi
    • Tavane / Akustika
    • Design
    • Siguria
    • Cubo – Dhoma brenda dhomës
  • Referenca
    • Zgjedhja juaj
  • Download & Shërbime
    • Zgjedhja juaj
    • Broshura
    • Certifikata
    • Katalog
    • Revista
    • Skeda Teknike
  • Ne në Knauf
    • Zgjedhja juaj
    • Rreth nesh
    • Historia jonë
    • 4 Vlerat Knauf
    • Kontakt
    • Kontakt – Ju pyesni, ne përgjigjemi
    • News & PR
    Home Mbrojtja nga zjarri Mbrojtja nga zjarri në dysheme
Menu

A keni ndonjë pyetje?

Knauf

Rr. Radovan Zogovic, Nr.117 10000 Prishtine

Tel: +381 38 733 320
Fax: +381 (0) 38 543 850

E-Mail: info@knauf-ks.com
Weiter

Mbrojtja nga zjarri në dysheme

  • Baza
  • Sisteme
Mbrojtja ndërtimore nga zjarri në dysheme
Mbrojtja ndërtimore nga zjarri në dysheme

Rreziku nga zjarri është prezent në të dyja anët – dhe ndonjerë edhe ndërmjet

Si rregull çdo tavan i një ambjenti shërben në të njëjtën kohë edhe si dysheme për katin e sipërm – në këtë rast zjarri mund të veprojë nga të dyja anët. Tavanet mbajtëse, tek të cilat janë vendosur kërkesa për mbrojtjen nga zjarri, duhet të jenë të qëndrueshme nga ndikimi i zjarrit si nga ana e poshtme e tavanit, ashtu edhe nga ana e sipërme e tij.

Një veçanti tjetër paraqet Sistemi i dyshemeve teknike – pasi këtu ekziston rreziku i ndikimit të zjarrit edhe në hapsirën e krijuar nga dyshemeja e ngritur, cila shërben për shtrimin e instalimeve.

Zgjidhjet e mbrojtjes teknike nga zjarri realizohen me sistemet e ndryshme të dyshmeve Knauf, pasi karakteristikat e tyre, përsa i takon zjarrdurueshmërisë, jane të provuara nga testet, ekspertizat dhe normat:

  • Sistemet e shtresave të dyshemeve vetë-niveluese
  • Sistemet e shtresave të dyshemeve të gatshme
  • Sistemet e dyshemeve teknike
  • Sisteme dyshemeje të mbartura ne mënyrë lineare

 

Aftësia mbajtëse dhe ndikimi në klasën e qëndrueshmërisë nga zjarri

Duhen të kihen parasysh trashësitë e shtresave statike mbajtëse të nevojshme. Trashësitë e dhëna të shtresave vetëniveluese Knauf janë vlera minimale dhe jo trashësi nominale. Në varësi të kërkesës dhe trashësisë së shtresës së dyshemesë mund të jetë e nevojshme një shtresë ekstra nën shtresën Knauf.

Muret e brendshme jo mbajtëse, të lehta sipas DIN 4103 lejohen të vendosen mbi sistemet e dyshemeve Knauf. Tek dyshemetë teknike të ngritura janë eventualisht të nevojshme përdorimi i profileve ekstra mbështetës; në rast të fiksimit të konstruksionit të murit në soletë, veçanërisht janë relevante klasa e materialit ndërtimorë si dhe trashësia maksimale e shtresës izoluese. Muret që plotësojnë kërkesat e mbrojtjes nga zjarri duhet të montohen në dysheme, e cila ka të njëjtën klasë qëndrueshmerie nga zjarri me murin.

Sistemet e shtresave të dyshemesë vetë-niveluese
Sistemet e shtresave të dyshemesë vetë-niveluese

Kërkesat e mbrojtjes nga zjarri F30 deri F60 nga lart sipas DIN 4102-4, arrihen me shtresat vetniveluese (e domosdoshme trashësia minimale për mbrojtjen nga zjarri) në kombinim me soletën e tavanit që shtrihet nën të.

Sistemet e dyshemeve të gatshme
  • Sistemet e dyshemeve të gatshme
Sistemet e dyshemeve të gatshme

Kërkesa e mbrojtjes nga zjarri F30 deri F90 nga lart arrihet me shtresat e gatshme të dyshemesë ne kombinim me soletën që shtrihet nën të (soletë me tra druri).

Në rast se soleta nuk plotëson kërkesat e mbrojtjes nga zjarri, klasifikimi F90 nga lart arrihet me një trashësi shtrese dyshmeje të gatshme prej 33 mm me Brio 23 WF.

Sistemet e dyshemeve teknologjike (të ngritura)
Sistemet e dyshemeve teknologjike (të ngritura)

Sistemi i dyshemesë së ngritur Camillo përbëhet nga këmbët mbajtëse , elementë zë-izoluese, pllakat e gatshme të dyshemesë dhe një shtresë vetëniveluese me një trashësi minimale 38 mm FE Allegro.

Sistemi i dyshemesë teknologjike GIFAfloor FHB përbëhet nga këmbët mbajtëse, pllakat prej fibër-gipsi elementë GIFAfloor FHB.
Në varësi të konstruksionit të dyshemesë së ngritur mund të plotësohen kërkesa të ndryshme të mbrojtjes nga zjarri.

Sisteme dyshemeje të mbartura linearisht
Sistemet e dyshemesë lineare përbëhen nga elementë fibër-gipsi GIFAfloor të cilat vendosen mbi shiritat izoluese mbi një konstruksion mbajtës.
Në varësi të konstruksionit mund të plotësohen kërkesa të ndryshme të mbrojtjes nga zjarri.

Produkte dhe sisteme

  • Knauf AQUAPANEL
  • Knauf FireWin
  • Knauf Dysheme
  • Sisteme të reja
  • Ndertimi i thatë
  • Suva dhe Fasada

Referenca

Download & Shërbime

  • Broshura
  • Certifikata
  • Katalog
  • Revista
  • Skeda Teknike

Rreth nesh

  • Rreth nesh
  • Historia jonë
  • 4 Vlerat Knauf

© 2016 Knauf Gips KG | Credits